
Vera Wang u bë shumë shpejt një sensacion në internet me fotot e saj me kostum sportiv dhe gazetarët u bënë shumë kureshtarë në lidhje me sekretet e saj për të mbajtur trupin në formë, ndonëse është në një moshë të thyer.
71-vjeçarja ka ndarë së fundmi disa këshilla me ndjekësit ku shprehet se ushtrimet sporadike, gjumi me orar dhe kokteilet e rastësishme me vodka e kanë ndihmuar për të pasur fizikun të cilin e kanë zili të gjithë.
Megjithatë ajo shton se për këtë e ka ndihmuar dhe stërvitja e fortë që ka bërë kur ka qenë shumë e re, pasi ishte pjesë e atletëve elitarë.
“Dua të them që kam qenë një atlete kërkuese në rininë time. Jam marrë me patinazh në Shtetet e Bashkuara dhe po ashtu isha pjesë e shkollë amerikane të baletit Balanchine. Mendoj se kur kalon 16 vitet e para të jetë më një angazhim të tillë fizik kjo lloj gjëje do të qëndrojë me ty. Dhe kujtesa e muskujve është një prej tyre”, tregon Vera.