minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

A duhet të lejohen macet në avionë? Disa këshilla për udhëtarët alergjikë ndaj tyre

0
A duhet të lejohen macet në avionë? Disa këshilla për udhëtarët alergjikë ndaj tyre

Nëse keni udhëtuar ndonjëherë me avion, mund t’ju ketë rastisur që të dëgjoni ndonjë mjaullimë, e cila vjen nga diku që mund të jetë ulur pranë jush, ose të paktën në të njëjtin avion me ju. Për dikë mund të jetë problem, pasi ka shumë persona, të cilët janë alergjikë nga macet, por ja që në këtë rast nuk ka asgjë se ç‘mund të bëhet. Pse? Sepse si macet, ashtu edhe qentë lejohen të ndajnë kabinën me ne.

Po, çfarë mund të bëjnë këta pasagjerë alergjikë?

Specialistët këshillojnë që ata të marrin disa medikamente specifike kundër alergjisë, që do t’i ndihmojnë ata në parandalimin apo shfaqjen e simptomave. Sipas tyre, antialergjiku duhet të merret të paktën 15 minuta para futjes në kabinën e avionit. Po ashtu, një maskë anti-covid mund të ndihmojë në këtë drejtim.

Një tjetër mënyrë, se si mund të shmangim kontaktet me macet është që të prenotojmë një vend në klasin e parë. Kjo pasi, sa më shumë të paguani për vendin tuaj, aq më të pakta janë shanset që të jeni pranë një maceje apo edhe qeni.

Advertisement

Më poshtë po ju japim disa këshilla edhe për pronarët e maceve:

Kini parasysh që, nëse vendosni të udhëtoni së bashku me kafshën tuaj të dashur, kur të prenotoni vendin, sidomos në klasin ekonomik, është e këshillueshme që të pyesni fillimisht agjentin ose agjenten e agjencisë turistike nëse udhëtimi në fjalë e lejon praninë e kafshëve në kabinë, pasi ka shumë kompani ajrore që e kanë të ndaluar këtë gjë, ose që të paktën nuk e lejojnë brenda në kabinë, përveçse në vendin ku mbahen të gjitha bagazhet e pasagjerëve.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit