
Një fustan ngjyrë rozë me mëngë të fryra tyli dhe luleshtrydhe të stampuara është kthyer në veshjen më të kërkuar nga fanatikët e modës në këtë sezon veror.
Fustani është krijuar nga stilistja me origjinë shqiptare nga Kosova, Lirika Matoshi, fama e së cilës tashmë është ndërkombëtare dhe po komentohet në maksimum në faqet e modës.
Kërkesat online për fustanin 490 dollarë janë më shumë se disponibiliteti dhe shumë femra që e kanë blerë tashmë e ofrojnë atë me qira.
Advertisement