
Pamje nga Abu Dabi i vjetër Beduinët vendas Peshkimi ishte aktiviteti kryesor ekonomik në Abu Dabin e dikurshëm Ndërtesa njihet nga Rekordet Botërore të Guinness si “kulla më e lakuar në botë, e bërë nga njeriu”. Me një pjerrësi të realizuar në mënyrë perfekte, ndërtesa me 35 kate duket se përkulet së bashku me erërat e shkretëtirës. Pishina e jashtme në katin e 19-të ofron pamje nga skaji më perëndimor i qytetit dhe ishujt e jashtëm. Qiellgërvishtësi i parë rrethor në botë është Selia e Aldar. Ndërtesa njihet për zyrat e firmës më të madhe të zhvillimit të pasurive të patundshme të Abu Dabit. Me një strukturë nikeli të ndërtuar nga rrjeta diagonale prej çeliku, godina quhet ndryshe edhe “ndërtesa e monedhave”. Pallati i Emirateve, një nga hotelet më të shtrenjta të ndërtuar ndonjëherë, i zbukuruar me fletë ari 22 karat. Një natë qëndrimi në një apartament me tri dhoma gjumi kushton 15 000 dollarë. Ferrari World, brenda së cilës ndodhet ruloteri më i shpejtë në botë, Formula Rossa. Në të gjenden një fushë golfi, park ujor, qendër tregtare, si dhe pista e hipodromit ku zhvillohet Çmimi i Madh i Abu Dabi. E ndërtuar për të ndërthurur vlerat historike dhe ato moderne të arkitekturës dhe artit, Xhamia e Madhe Sheikh Zayed mirëpret deri në 40 000 adhurues gjatë Fiter Bajramit. Një nga xhamitë më të bukura, oborri i brendshëm i së cilës përmban mozaikun më të madh në botë prej mermeri, si dhe qilima me lule më të mëdhenjt në botë për lutje. Përbëhet nga 82 kupola dhe katër minare në ngjyrë blu të purpurt. Ndërtesa e njohur si Luvri i Abu Dabit, është një muze arti që duket si një kupolë lundruese nga larg, falë strukturës së tij të krijuar nga arkitekti francez, Jean Nouvel. Një nga komplekset më përfaqësuese të Abu Dhabit janë Kullat Etihad. Me pjesën e jashtme të lakuar dhe të ndriçuar ndërtesa shumëkatëshe përmban një numër të madh qendrash tregtare me emrat më të njohur Rolex, Cartier dhe Versace etj. Ura Shejh Zajed, e ndërtuar nga harqe simetrike prej çeliku, konsiderohet si një nga planimetritë më të ndërlikuara në botë dhe ofron një pamje të ishullit kryesor të Abu Dabit Projektuar nga Zaha Hadid, ura u bë fituese e shumë çmimeve për strukturën e saj të valëzuar.
Nga e kaluara e vendasve beduinë, në qytetin me një port modest që merrej me peshkim dhe deri te zbulimi e prodhimi i naftës, Abu Dabi përfaqëson tashmë një nga qytetet më të pasura të botës.
Sot, kryeqendra e Emirateve të Bashkuara Arabe njihet jo vetëm për zhvillimin ekonomik, tregtimin e naftës dhe turizmin, por edhe për mrekullitë moderne arkitektonike.
Në fotogalerinë e mësipërme, CNN Travel liston disa nga atraksionet arkitekturore më mahnitëse të Abu Dabit.
Advertisement