
Aksesorët e flokëve kanë aftësinë për të përmirësuar një veshje minimaliste. A keni provuar ndonjëherë të vendosni një fjongo, një kordele apo një kapse dhe papritur e gjithë veshja juaj të ketë marrë një pamje krejtësisht tjetër. Është e vërtetë dhe tashmë ka filluar dhe është shndërruar edhe në një tren te vajzat e famshme në Instagram.
Është evidente një trend i madh, i cili përveç pjesës estetike ofron edhe një prakticitet. Provoni t’i lini flokët të palara për dy ditë dhe më pas t’i lëshoni. Nuk është më e mira e mundshme, por nëse i kapni me një kapëse shik apo i lidhni me një fjongo të trashë, atëherë po flasim për diçka krejt ndryshe, diçka shumë shik, pa shumë mundim.
Në listën e mëposhtme kemi të gjithë ata aksesorë flokësh që do të bëhen virale gjatë sezonit dhe do të na dhurojnë momente të shkujdesura, plot stil dhe të çrregullta.



