
Një seri fotografish të jashtëzakonshme tregon anën e butë të qenve të egër afrikanë, që njihen si grabitqarët më të suksesshëm të kontinentit.
Qeni i egër afrikan konsiderohet si grabitqari më efikas në botë. Në 90% të rasteve, kjo kafshë e kap prenë e saj. Ndërkohë, luani arrin ta kapë prenë në vetëm 30% të rasteve.
Fotot tregojnë këto kafshë në momente qetësie dhe ku tregohen të dashur me njëri-tjetrin. Këto pamje janë mbledhur në një libër nga fotografja Margot Raggett.
Advertisement