
Kapet nga peshkatarët një breshkë rreth 50 kg e llojit kareta-kareta.
Breshka është kapur në afërsi të Sazanit, rreth dy milje larg ishullit.
Breshka ka rënë në rrjetat e peshkatarëve dhe pasi është pastruar nga këta të fundit është lëshuar sërish në det.
Bëhet fjalë për një specie të veçantë në ujrat tona, por që vitet e fundit kjo specie është shtuar në ujrat e Detit Jon dhe Adriatik.
Advertisement