
Ndërkohë që pandemia ka mbajtur larg floktoreve miliona persona në të gjithë botën për muaj me radhë, një grup meshkujsh kanë zgjedhur të eksperimentojnë me pamjen e jashtme, specifikisht me modelimin e mjekrës.
Të mërzitur nga mungesa e aktiviteteve ata kanë shpikur një model të ri, të quajtur bishti i majmunit. Fotografitë e rezultateve të çuditshme guximtarët i kanë shpërndarë në rrjetet sociale, duke shkaktuar jo pak reagime.
Për herë të parë, ky modelim u bë i famshëm në shtator 2019, kur lojtari i bejsbollit, Mike Fiers, modeloi mjekrën në këtë mënyrë, duke i bërë shokët e skuadrës të qeshnin. Por dy vite më vonë, modeli duket i rikthyer në modë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";