Bota e përtejme dhe Tokat e imagjinuara

Sot të gjithë e dinë se Toka është një planet i rrumbullakët, që lëviz vazhdimisht në hapësirë. Por më parë, si e imagjinonin njerëzit Tokën? Të sheshtë si tabaka, drejtkëndëshe, në formë dardhe apo të zbrazët? Këtë na e zbulon libri i Guillaume Duprat, që na sjell një udhëtim nëpër kohë dhe kultura në një muze të Tokave të Imagjinuara, një minierë fantazie dhe poezie.