
Bota po tenton sërish të rikthejë një jetë normale pas pikut të pandemisë, që bllokoi për më shumë se një vit rrjedhën e natyrshme të gjërave.
Në një vit të tillë, plot maska, me dyqane dhe kafene të mbyllura, pa koncerte dhe mundësi udhëtimi, patjetër që nuk mund të flitej për cilësi jete.
Për këtë arsye, një revistë prestigjioze si Monocle, që pikërisht në stilin e jetës fokusohet, kishte anuluar renditjen e saj tradicionale të qyteteve ku mund të jetohet më mirë në botë.
Por së fundmi renditja për këtë vit ka dalë, dhe konfirmon trendin e dekadës së fundit. Është Kopenhagen qyteti i pari në renditje, ai ku sipas analizës, ofron kushte më të mira jetese.
Revista prestigjioze Monocle ka renditur qytetet me cilësinë e jetës më të mirë Kryeqyteti danez Kopenhagën mban vendin e parë Zyrihu vjen pas në vend të dytë Helsinki në vend të tretë Stokholmi mban vendin e katërt Tokio mban vendin e pestë në klasifikim Vjena renditet në vend të gjashtë Lisbona në vend të shtatë Okland e Zelandës së Re, në vend të tetë Sidney në Australi mban vendin e dhjetë Kryeqyteti i Tajvanit Taipei mban vendin e nëntë
“Kopenhaga është një nga ato qytete që ka ambicie të vërtetë për të ofruar një cilësi më të mirë për të gjithë”, deklaroi kryeredaktori i Monocle, Andrew Tuck.
Parametrat ishin të ndryshme, nga ato tradicionale si infrastruktura, shëndetësia, thjeshtësia për të hapur biznese, tregu i punës, por këtë vit ishte e fokusuar edhe te cilësi si “mbrojtja e skenës kulturore, të transportit publik dhe të parqeve, por edhe të krenarisë për qytetin”.
Kryeqytetit danez i bashkohen në 5 më të mirat edhe Zyrihu, që fitoi në 2019, dhe dy kryeqytetet e tjera skandinave, Helsinki dhe Stokholmi, por edhe një metropol aziatik si Tokio.
Renditja
1. Kopenhaga
2. Zyrih
3. Helsinki
4. Stokholmi
5. Tokio
6. Vjena
7. Lisbona
8. Okland
9. Taipei
10. Sidney
11. Seul
12. Vankuver
13. Mynih
14. Berlin
15. Amsterdam
16. Madrid
17. Melburne
18. Kyoto
19. Brisbane
20. Los Angeles