minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

“Botox” dhe “lifting”, polemika në konkursin e bukurisë për devetë

0
“Botox” dhe “lifting”, polemika në konkursin e bukurisë për devetë

Një konkurs i çuditshëm bukurie në Arabinë Saudite, me protagonistë devetë, është “ndezur” nga polemikat.

Sipas agjencisë zyrtare “SPA”, deri në 43 deve janë skualifikuar nga ky festival i rëndësishëm për shkak se janë konstatuar “manipulime” me kafshët, siç janë injeksionet me “botox” apo “lifting” fytyre.

Këto praktika, të cilat janë të ndaluara në këtë lloj konkursi, janë kryer për t’i dhënë kafshëve një pamje më të bukur për jurinë.

Pas rishikimeve, komiteti mjekësor i Festivalit të Mbretit Abdulaziz të Deveve, zbuloi 16 raste të injektimeve “botox” dhe 27 “lifting” fytyre.

Advertisement

Sipas agjencisë SPA, ky është numri më i madh i modifikimeve estetike që janë zbuluar në historikun e shkurtër të këtij eventi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit