
Trupi ka nevojë për ushqime që rrisin nivelet e energjisë dhe kontribuojnë në prodhimin e hormoneve dhe neurotransmetuesve që ngrejnë humorin pa rrezikuar të na shëndoshin.
Shpesh, kur duam të ngremë humorin, priremi të zgjedhim ushqime veçanërisht të yndyrshme dhe me sheqer, çka rrit rrezikun për të shtuar peshë.
Sigurisht, asnjë ushqim i vetëm nuk mund të bëjë mrekulli, por përfshirja në një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar mund të ndihmojë në nxitjen e ndjenjave dhe mendimeve pozitive.
Substancat e pranishme në disa ushqime mund të favorizojnë prodhimin e neurotransmetuesve përgjegjës për mirëqenien dhe kënaqësinë. Disa ushqime janë të pasura me substanca që ngrejnë humorin, po ju sjellim disa prej tyre.
Advertisement
Kosi grek është një burim i mirë i kalciumit, një mineral që ndihmon në funksionimin e neuroneve. Gjithashtu siguron proteina cilësore që japin energji dhe ndihmojnë për të përballuar momentet më të vështira. Aminoacidet me të cilat është i pasur favorizojnë gjithashtu ekuilibrin e sistemit nervor dhe japin gjallëri.

Arrat kanë një përmbajtje të lartë të acideve yndyrore esenciale. Ato janë një burim i Omega 3 dhe Omega 6, të cilat ndihmojnë në rritjen e niveleve të melatoninës dhe serotoninës, hormone që ngrenë humorin. Falë edhe kontributit të mineraleve si magnezi dhe hekuri, ato janë aleate të shkëlqyera kundër rënies së energjisë.

Ofron aminoacide esenciale. Ndër këto spikat fenilalanina, të cilën trupi e shndërron në tirozinë. Kjo substancë lehtëson prodhimin e dopaminës, noradrenalinës dhe adrenalinës, neurotransmetues që nxisin motivimin.

Marulja është një burim i acidit folik. Kjo substancë është një aleat i shkëlqyer për të luftuar tensionin emocional. Është gjithashtu e pasur me polifenole, të cilat mbrojnë sistemin nervor dhe vitaminat e kompleksit B, të cilat favorizojnë prodhimin e një hormoni që jep qetësi.

Kur jeni të trishtuar, ngushëllimi me makarona mund të jetë gjithashtu një ide e mrekullueshme. E futur në një dietë të ekuilibruar dhe e konsumuar pa e ekzagjeruar me sasinë, makaronat janë një burim i mirë i triptofanit i cili së bashku me vitaminat B dhe karbohidratet nxit sintezën e serotoninës, hormonit të mirë. Së fundi, siguron minerale relaksuese si fosfor, magnez dhe kalium.