minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dëshmitar i vetëvrasjeve dhe strehë e vrasësve serialë, historia e hotelit më famëkeq në botë

0
Dëshmitar i vetëvrasjeve dhe strehë e vrasësve serialë, historia e hotelit më famëkeq në botë

Kur hapi dyert për herë të parë në vitin 1920, Hoteli Cecil në Los Angeles ishte shumë i kërkuar nga biznesmenët, të cilët pëlqenin hollin me mermer dhe palmat.

Por, ndërkohë që holli ishte i mrekullueshëm, 700 dhomat e këtij hoteli dhe personazhet që kaluan natën aty e bënë atë një nga hotelet më të famëkeq në botë, ku vdiqën qindra njerëz dhe vrasësit serialë pushonin pas krimeve makabre.

Sekretet e hotelit Cecil, që ka qenë mikpritësi i vrasësve serialë si Richard Ramirez dhe Jack Unterweger, do të zbulohen së shpejti në një dokumentar të Netflix-it. Menaxherja e përgjithshme e hotelit në periudhën 2007-2017, Amy Price, u shpreh: “Sapo kisha nisur punën kur menaxheri i mirëmbajtjes më tha se kishim një problem. Një klient kishte vdekur në hotel. Kur po më çonte te viktima, po më tregonte edhe vendet e tjera ku kishin vdekur klientë të tjerë përgjatë viteve. Vetëvrasje, mbidoza, vrasje… U shokova”.

“Gjatë kohës sime si menaxhere, kanë vdekur rreth 80 persona. Kemi pasur edhe mijëra telefonata nga hoteli drejt policisë”, shtoi Price.

Advertisement

Vetëvrasja e parë e dokumentuar në hotel ishte në vitin 1931, ndërsa në vitin 1964, Goldie Osgood, u gjet e vdekur në dhomën e saj. Ajo ishte përdhunuar, goditur me thikë dhe rrahur.

Në vitin 1985, hoteli ishte banesa e vrasësit serial Richard Ramirez. Për disa javë, ai pagoi 15 dollarë natën, ndërkohë që planifikonte sulmet ndaj grave dhe fëmijëve.

Hoteli u mbyll në vitin 2017 dhe tani po rizhvillohet si kompleks rezidencial. Interesant për t’u parë se kush do të dëshirojë të banojë në një vend të tillë…

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit