Nuk bëhet shaka me burrin gjatë dasmës. Të paktën, jo në Uzbekistan. Vendi ish-sovjetik në Azi ka qenë protagonist disa herë të videove skandaloze, ku dhuna ndaj grave evidentohet edhe në ditën që mendohet si më e bukura në jetën e tyre.

Video, që është bërë virale ditët e fundit, tregon çiftin që në bashkëpunim me dëshmitarët ishte duke argëtuar të ftuarit me një lojë shpejtësie tradicionale.

Fituese doli nusja, e cila nuk pati kohë të gëzonte mes të qeshurave të të pranishmeve, sepse mori një goditje të fortë pas koke nga bashkëshorti i saj i sapomartuar, i cili duket sikur nuk interesohet për gjendjen e saj, por sheh në forme sfide të afërmit.

Si për të treguar se dinjiteti i tij i “kompromentuar” nga një lojë të thjeshtë gazmore duhet të gjente hakun vetëm me një akt dhune. Një episod i shëmtuar, që le pa fjalë personat përreth, dhe që është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Disa prej komenteve kane evidentuar që poshtërime të tilla publike nuk janë të rralla në një vend ku autoriteti i kryefamiljarit është i padiskutueshëm dhe ku shpesh herë martesat janë të vendosura nga familjet.