minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Dikur ishte rruga e shpëtimit të hebrenjve dhe e trafikut të arit nazist, stacioni i trenit i braktisur prej 50 vitesh kthehet në hotel luksoz

0
Dikur ishte rruga e shpëtimit të hebrenjve dhe e trafikut të arit nazist, stacioni i trenit i braktisur prej 50 vitesh kthehet në hotel luksoz

Një stacion treni i braktisur gjysmë shekulli më parë po rikthehet në jetë në formën e një hoteli lusoz. Godina, e vlerësuar si një ndër më të bukura në zonë, ndodhet në malet Pirenej, i mbuluar nga bora në luginën Aragon të Spanjës.

Në përurimin e stacionit në vitin 1928 morën pjesë Mbreti i Spanjës dhe Presidenti i Francës, pasi ndodhet shumë pranë kufirit mes dy shteteve. Gjatë Luftës II Botërore, Canfranc ishte epiqendër e arrestimeve, operacioneve spiunazhi dhe trafikut të arit. Ndërsa në vitin 1970 mbylli përfundimisht dyert.

Tani, pas 50 vitesh, një grup hotelier vendosi t’i rihapë ato, duke e transformuar plotësisht godinën. Klientët e parë u pritën në janar të këtij viti dhe shumë të tjerë parashikohet ta vizitojnë atë. “Jemi shumë të lumtur që stacioni i trenit jeton sërish”, tha për CNN kryebashkiaku i Canfranc, Fernando Sanchez Morales.

Rinovimi i stacionit dhe transformimi në hotel është realizuar nga arkitekti spanjoll Fernando Ramirez de Dampierre, i cili është kujdesur të ruajë edhe historinë e kësaj “ure lidhëse” mes Spanjës e Francës.

Advertisement

Gjatë Luftës II Botërore, para se kontrollin e stacionit ta merrnin nazistët, ajo ishte porta dalëse e hebrenjve që kërkonin t’i shpëtonin përndjekjes. “Në periudhën 1940-42 mijëra hebrenj u larguan përmes këtij stacioni për në Lisbonë dhe më pas në SHBA”, thotë për CNN gazetari Ramón Javier Campo Fraile, njohës i historisë. Prej aty kanë kaluar edhe spiunët që i bashkoheshin rezistencës antinaziste franceze, të cilët merrnin e jepnin mesazhet e Aleatëve.

Por në vitin 1942 nazistët morën kontrollin e Canfranc dhe e mbajtën atë deri në qershor 1944. Ishte e vetmja zonë e Spanjës e pushtuar prej tyre. Gjermanët kontrollonin trafikun e arit aty. Zërat qarkullonin prej kohësh, por vetëm në vitin 2000 ato u konfirmuan. “Rreth 86 tonë ar ka kaluar aty në vitet 1942 dhe 1943”, tha Campo Fraile për CNN.

Për të mos humbur historinë, arredimi i brendshëm i hotelit frymëzohet nga stili i viteve 1920, por edhe trashëgimia e vetë Canfranc. Hoteli ka 104 dhoma, 4 prej të cilave suita. Gjithashtu ka një qendër spa, një pishinë dhe tre restorante.


hoteli manhatan 1280x720

Advertisement

<!–

–>

4000 euro për një natë, brenda hotelit më të shtrenjtë të Manhatanit

Advertisement


Uraaa 1 1024x576

<!–

Advertisement

–>

Hoteli luksoz me vagonë treni, i vendosur mbi urën gjigante

Advertisement


treni  1280x720

<!–

–>

Advertisement

Një resort luksoz me kabina treni

Advertisement

hoteli japoni 1300vjecar 1280x720

<!–

–>

Advertisement

1300 vite hapur, ju prezantojmë hotelin më të vjetër në botë


Guntu 3 1024x628

Advertisement

<!–

–>

Në këtë hotel luksoz lundrues mund të qëndrojnë vetëm 38 fatlumë

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit