Dokumentari zbulon të fshehtat dhe jetën e të dashurës së Ronaldos

Georgina Rodriguez, partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo do të realizojë një dokumentar të ri në gjuhën spanjolle të titulluar ‘Georgina’.

Dokumentari do të flasë për jetën dhe karrierën e saj si modele dhe si një yll i mediave sociale me më shumë se 24 milionë ndjekës.

27-vjeçarja tha se ishte shumë e emocionuar dhe e lumtur për projektin e ri, ku do të tregojë se çfarë ndodh realisht pas kamerave dhe çfarë fsheh statusi i saj si partnerja e një ylli futbolli.

Po ashtu, dokumentari do të tregojë detaje nga jeta në një prej lagjeve më të varfëra të provincës spanjolle, si edhe zhvendosja në moshën 18 vjeçare në Londër për të ndjekur ëndrrat e saj, ku punonte si kamariere për të siguruar jetesën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Ky reality show do të jetë një protret i thellë dhe emocional i gruas pas fotove, historive dhe titujve të mëdhenj”, njofton Netflix.