
Një 91-vjeçar ka gjetur portofolin që kishte humbur në vitin 1968, gjatë një udhëtimi në Antarktidë, ku ishte dërguar si meteorolog.
Paul Grisham, i cili sot jeton në Kaliforni, nuk mbante mend ta kishte humbur portofolin në kontinentin më të ftohtë të planetit.
Por, pasi u gjet në gjendje të mirë, në një zyrë të bazës McMurdo, portofoli që kishte brenda kartën e identitetit të Paul Grisham dhe patentën, iu kthye pronarit.
Grisham theksoi për “The San Diego Union Tribune” që u habit shumë kur i kthyen portofolin, sepse u përfshinë shumë njerëz në lokalizimin e tij.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";