
Një operacion shpëtimi vërtet i veçantë ka ndodhur në pjesën perëndimore të Kenias. Disa vullnetarë, ekspertë mjedisorë dhe autoritete lokale kanë mundësuar transferimin e disa gjirafave të rralla.
Bëhet fjalë për gjirafat e Rothschild, një specie nga e cila kanë mbetur vetëm 2000 ekzemplarë, 800 prej tyre pikërisht në Kenia.
Disa vullnetarë, ekspertë mjedisorë dhe autoritete lokale kanë mundësuar transferimin e disa gjirafave të rralla Bëhet fjalë për gjirafat e Rothschild, një specie nga e cila kanë mbetur vetëm 2000 ekzemplarë Gjirafat jetonin paqësisht në një gadishull pranë ishullit Baringo, por ngritja e nivelit të ujit shndërroi gadishullin në një ishull gjithmonë e më të vogël Gjirafat simotra duhet të transferoheshin në një tjetër vend, me mundësi më të mira për mbijetesën e tyre Por ky nuk ishte një proces i lehtë, siç tregojnë vetë pamjet. Gjirafat duhet të viheshin fillimisht në gjumë me një shigjetë Gjatë operacionit të shpëtimit Më pas duhej t’i pengohej shikimi, në mënyrë që mos të trembeshin gjatë udhëtimit Udhëtimi drejt shtëpisë së re, me një lundrim të pazakontë Asiua, gjirafa e parë e shpëtuar
Gjirafat kishin nevojë të shpëtoheshin jo nga lakmia e gjahtarëve, por nga ndryshimet klimatike që po ndryshojnë habitatin natyral të këtyre kafshëve elegante.
Asiua, siç është quajtur njëra e kafshëve të shpëtuara, jetonte paqësisht në një gadishull pranë ishullit Baringo. Por ngritja e nivelit të ujit shndërroi gadishullin në një ishull gjithmonë më të vogël, si pasojë me më pak ushqim për gjirafat.
Për këtë arsye u mendua që Asiua dhe 7 gjirafat simotra duhet të transferoheshin në një tjetër vend, me mundësi më të mira për mbijetesën e tyre. Por ky nuk ishte një proces i lehtë, siç tregojnë vetë pamjet.
Gjirafat duhet të lundronin në një mjet të adaptuar për to, dhe që kjo të ndodhte duhet t’i vinin fillimisht në gjumë me një shigjetë, dhe më pas t’i pengohej shikimi, në mënyrë që mos të trembeshin gjatë udhëtimit të pazakontë.