
Afro 6 mijë të rinj në Britaninë e Madhe kërcyen, pinë alkool dhe qëndruan pranë njëri-tjetrit pa distancë sociale dhe pa maska në një koncert eksperimental.
Të rinjtë bënë teste para dhe pas eventit dhe do të mbikëqyren në ditët në vijim nga Sistemi Kombëtar i Shëndetit (NHS).
“Koncerti eksperimental” nga banda Blossoms është një ngjarje pilot e planit të qeverisë britanike për të dalë nga pandemia.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha më herët se rezultatet e koncertit “do të na ndihmojnë të sigurojmë që eventet e mëdha në të ardhmen të mbahen në mënyrë të sigurt”.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Kjo ngjarje rrit më tepër shpresat e organizatorëve dhe të publikut që koncertet do të kthehen për të shpëtuar sezonin turistik që po troket.