minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Është mirë t’i thuash, 5 fraza që do ju bëjnë të jeni një shef më i mirë

0

Komunikimi është çelësi i suksesit të një lideri. Udhëheqësi i duhur frymëzon të tjerët të përmirësohen. Ai i afrohet vartësve në nivel njerëzor dhe jo profesional, mesazhin e tij e përcjell drejtpërdrejt pa lënë vend për keqkuptime. Kjo është e rrallë, sigurisht, dhe ne do ta kuptojmë nëse marrim një minutë dhe mendojmë për shefat që kemi takuar në punën tonë shumëvjeçare. Shumica kanë qenë të këqij, edhe pse ishin në poste të rëndësishme.

Më poshtë, do t’ju sjellim fraza që, nëse i përdorni shpesh, ndoshta do të bëheni një lider më i mirë nga sa mendoni. Nëse jo, është mirë t’i përfshini ato menjëherë në komunikimin tuaj të përditshëm.

“Nuk mund ta kishim bërë pa punën tuaj të palodhur”
Mënyra më e mirë për të frymëzuar të tjerët është duke pranuar punën e tyre të palodhur dhe duke shprehur mirënjohje për ta.

“Do të doja këshillën tuaj”
Ekziston një ide e gabuar se udhëheqësit dinë gjithçka dhe nuk kanë nevojë për ndihmën e vartësve të tyre. Në fakt, njerëzit që kërkojnë këshilla dhe tregojnë përulësi rezultojnë të jenë më të aftë.

Advertisement

“Kam besim te ti”
Po, besimi fitohet, por nëse i tregojmë ekipit tonë se i besojmë që në fillim, anëtarët e tyre do të përpiqen sa më shumë që të jetë e mundur për rezultatin më të mirë.

“Sinqerisht, nuk e di”
Askush nuk tha se një lideri është i gjithëdijshëm. Kur pranojmë se nuk dimë diçka dhe nuk kemi përgjigjet për gjithçka, në fakt tregojmë se sa të fortë jemi. Jo vetëm që duhet të jemi rehat me të, por të jemi të lumtur që na jepet mundësia të mësojmë gjëra të reja.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit