Facebook mbyll faqen e fshatit “Bitche”

Bitche është një fshat historik në Francë, faqja zyrtare e të cilit u mbyll për shkak se algoritmi i Facebook e konsideroi si një faqe që përdorte “gjuhë fyese”.

Pasu u kontaktua nga drejtuesit lokal, platforma kërkoi ndjesë dhe riktheu faqen që mban banorët të përditësuar me lajmet dhe informacionet lokale.

Kryetari i Bashkisë Benoit Kieffer thotë se për shkak të emërtimit që ka, kjo qytezë “vuan” vazhdimisht nga paragjykime, por nuk priste që kjo të ndodhte edhe nga gjiganti i rrjeteve sociale.

“Emri i qytetit tonë duket se vuan nga një interpretim i keq. Gjëja më e habitshme është se Facebook mori kaq shumë kohë për ta korrigjuar gabimin. Unë dhe bashkëqytetarët e mi do të dëshironim të ftonim zotin Mark Zuckerberg që të vizitonte qytetin tonë të bukur dhe të fortifikuar.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

 Së bashku, ne mund të nderojmë kujtimin e atdhetarëve dhe miqve tanë amerikanë të cilët erdhën nga Karolina e Jugut për të çliruar qytetin tonë. Çlirimtarët e quanin veten sons of Bitche”, u shpreh ai me ironi.

Emri i faqes ishte “Ville de Bitche” dhe u zhduk nga Facebook më 19 mars pa ndonjë paralajmërim.