Fshati i zhytur nën ujë del sërish në sipërfaqe

Punimet në një rezervuar në Itali kanë nxjerrë në dritë mbetjet e një fshati të zhytur nën ujë për dekada me radhë.

Liqeni Resia në veri ta vendit, njihet më së shumti për kullën e kishës që del mbi sipërfaqen e ujit të ftohtë të liqenit. Pamja ikonë ka frymëzuar madje edhe një libër dhe një serial në Netflix.

Por pasi liqeni u tha përkohësisht, vendasit kanë pasur mundësinë të shohin edhe një herë gjurmën e fshatin Curon, i cili ishte zhytur nën ujë në vitin 1950, pas ndërtimit të një dige për krijimin e energjisë elektrike.

Liqeni Resia – ose Reschensee në gjermanisht – ndodhet në zonën e Tirolit Jugor në Alpe, pranë kufirit me Austrinë dhe Zvicrën.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në rrjetet sociale janë botuar fotografi të ndryshme ku duken shkallë, qilarë dhe mure të godinave të qytetit, që normalisht do të duhet të ishin nën ujë. Një pjesë e tyre i përket edhe kishës së shekullit XIV.

Kur u vendos për përmbytjen e fshatit, më shumë se 160 shtëpi përfunduan nën ujë. E gjithë popullsia u largua, por një pjesë e tyre vendosën të mos largoheshin shumë, duke u zhvendosur në fshatin e ri të krijuar aty pranë.

Sot, liqeni është një pikë e vizituar nga turistë të shumtë, sidomos në dimër, ku mund të ecësh edhe mbi sipërfaqen e ngrirë të liqenit, për të arritur kullën e kishës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";