Fustanet dhe çizmet! Kombinimi që rikthehet çdo vjeshtë

Verës po i vjen fundi dhe po numërojmë mbrapsht ditët për atë mot të freskët, që sa vjen dhe na duket edhe më i largët. Me ndryshimin e motit, sigurisht ndryshohet dhe gardëroba.

Çdo stinë ka një kombinim shpëtimtar dhe kur mendojmë për stilin e vjeshtës, mendjet tona shkojnë drejt e te kombinimi: fustanet dhe çizmet . Është mënyra më e lehtë dhe e qetë për t’i thënë lamtumirë ansambleve tona verore dhe për të mirëpritur sezonin e ri.

Hapat janë të thjeshtë: vishni fustanin tuaj të preferuar kalimtar, shtoni një palë çizme dhe një xhaketë dhe jeni gati.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";