Një burrë që përtoi të zbriste divanin e tij të vjetër dhe ta çonte në koshin e plehrave, vendosi që më mirë ta hidhte këtë divan nga kati i tretë, duke rrezikuar që të dëmtonte seriozisht fqinjën e tij.

Një video tregon se si divani bie shumë pranë gruas që sapo del nga hyrja e pallatit, e cila shtang dhe ia bën me dorë fqinjit të pakujdesshëm.

Ngjarja ka ndodhur në periferi të Stambollit.

“Nuk pashë njeri poshtë dhe thashë ta hidhja divanin e vjetër. Por, papritur doli fqinja ime, që për pak sa nuk u shtyp nga divani. Fatmirësisht, shpëtoi. Mund të isha bërë vrasës”, tha burri përtac.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
https://a2news.com/wp-content/uploads/2021/06/640x360_MP4_4113053251827944500.mp4