Heronjtë e vegjël, minjtë me çanta shpine që do të ndihmojnë ekipet e shpëtimit

Fatkeqësitë natyrore si tërmetet dhe uraganet kanë aq forcë, sa mund të rrafshojnë qytete të tëra. Puna më e vështirë mbetet për ekipet e shpëtimit, të cilat gjenden përballë luftës me kohën, për të shpëtuar sa më shumë njerëz nga rrënojat.

Por duket se minjtë-heronj do të jenë tashmë ndihmë e madhe për ta.

Një projekt, i konceptuar nga një organizatë jofitimprurëse belge, po i përgatit këto krijesa të vogla për t’i nisur në situata fatkeqësie.

Mbi shpinë, atyre i vendosen çanta ku lidhet një kamera e cila dërgon sinjal të drejtpërdrejtë në një sistem monitorimi. Çanta fiksohet mirë në një jelek të vogël me ndriçim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Ata duhet së pari të lokalizojnë personin në një dhomë të zbrazët, të tërheqin një “çelës” në jelekun e tyre dhe më pas të kthehen në bazë, ku shpërblehen me ushqim.

Projekti i cili ishte ideuar prej kohësh, mori formë vetëm kur hallka kyçe e realizimit të tij, inxhinieri Sander Verdiesen, vendosi të jepte dritën jeshile. Studimet e tij ndër vite, në aplikimin e teknologjisë në përmirësimin e jetës, gjetën vend në projektin e APOPO dhe së bashku, bënë të mundur këtë risi që mund të shpëtojë shumë jetë.

Ai shprehet se trajnimet e deritanishme kanë shkuar shumë mirë dhe se vështirësitë fillestare të minjve për t’u orientuar me çantën, ikën shpejt.

“Minjtë janë shumë  kureshtarë dhe pëlqejnë të eksplorojnë. Kjo i bën ata perfektë për këtë plan-projekt ambicioz. Por përveç dëshirës për aventurë, përmasat e vogla dhe aftësia e shkëlqyer e nuhatjes janë gjithashtu të rëndësishme”, thotë edhe Donna Kean, shkencëtare dhe drejtuese e projektit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Programi i cili është ende në zhvillim, ka ngritur shpresë mes shkencëtarëve.