
Të krijosh skenat ikonë të kinematografisë botërore nuk është e lehtë, sidomos në kushte shtëpie, por një baba ia ka arritur që ta bëjë këtë gjë me ndihmën e vajzës së tij 5-vjeçare.
40-vjeçari amerikan Alex Zane dhe vogëlushja Matilda nisën rikrijimin e skenave më të famshme të filmave në muajin prill, kur nisi karantina prej pandemisë Covid-19. Ai tha se po kërkonte që të shtynte kohën brenda banesës, kur një ditë pa vajzën e tij që kishte hipur në shtrat dhe po imitonte një serfist. Kjo i kujtoi një skenë filmi dhe aty nisi gjithçka.
“I bëra foto dhe në Facebook pati shumë sukses. Nisa të postoj nga një foto në ditë edhe në Instagram. Pashë që fotot pëlqeheshin jo vetëm nga miqtë tanë, por edhe nga njerëz që nuk na njihnin fare. Më vjen mirë që u falim pak buzëqeshje njerëzve në këtë periudhë të mbushur me lajme të këqija”, tha Zane.
The Shining Die Hard Dumb and Dumber Lord of the Rings Back To The Future Matilda ET The Graduate Jaws The Hangover National Lampoon’s Christmas Vacation Bridesmaids Home Alone Big Jurassic Park Mission Impossible Grease