
Nuk fitoi një medalje në Tokio, argjentinasja Maria Belen Perez Maurice, por ndoshta ka fituar diçka më të rëndësishme, dashurinë e jetës.
Atletja që garonte në disiplinën e skermës sapo ishte mundur në turet kualifikuese kur trajneri i saj, njëkohësisht edhe shoku i jetës, Lucas Saucedo, u afrua.
Por ai nuk i ofroi një shami për t’i fshirë lotët, por një pusullë që shkruante disa fjalë të thjeshta por të paharrueshme: “Do martohesh me mua? Të lutëm”.
Maurice kësaj radhe nuk e humbi momentin, dhe pranoi duke harruar disfatën e disa minutave më parë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";