Ishte radha e Fendit të prezantonte koleksionin e ri vjeshtë-dimër 2023-2023, një koleksion që solli dritë në pasarelë, me veshjet shumë-ngjyrëshe, në një miks materialesh.

Fendi mbylli javën e rëndësishme të modës në Paris, me mijëra modele që prezantuan propozimet e stilistëve për vjeshtën e dimrin e këtij viti.

Stilisti i Fendit, Kim Jones, ofron për femrën, ngjyra, nga ato pastel deri tek veshjet me shkëlqim, me kostume deve e fustane të përziera me gurë e lule, në një koleksion të larmishëm. Stilisti britanik u zgjodh si drejtuesi artistik i shtëpisë italiane të modës në shtator të vitit 2020, pas vdekjes së Karl Lagerfeld.

Pas prezantimit të modeleve e koleksioneve të reja nga Parisi, veshjet e shtëpive europiane të modës, pritet të dalin në shitje nga shtatori.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";