
Pas fustanit maxi të fryrë, i dyti në listën e pjesëve kryesore të stilit veror vjen jumpsuit. Është tradicionalisht një zgjidhje shumë efektive në të cilën rikthehemi çdo qershor kur “trokasin” temperaturat e larta.
Në dizajnet e propozuara nga stilistët për sezonin Pranverë/Verë 2023 gjetëm alternativat perfekte për verën që nuk na mundojnë shumë dhe të freskët. Preferohen ato prej linoje apo pambuku, ndërsa nuk e fshehim dobësinë tonë për nuancat neutrale që u bëjnë hije lëkurave të nxira dhe kombinohen lehtësisht me të gjitha ngjyrat e ndezura të stinës.








