Një kopsht zoologjik në Nju Jork ka mirëpritur një kangur të bardhë, që vuan nga një sindromë e rallë.

Cosmo, kafsha më e re në Animal Adventure Park, lindi me leucizëm, një gjendje tepër e rrallë që shkakton humbjen e pjesshme të pigmentimit në lëkurën e një kafshe. Ndryshe nga albinizmi, leucizmi nuk shkakton mungesë të pigmentimit në sy.

“Ky është kanguri i vetëm i këtij lloji që ekziston në Amerikën e Veriut në këtë moment, ja sa e rrallë është kjo”, tha pronari i parkut Jordan Patch për CNN.

Cosmo lindi nga Boomer, një kangur i kuq mashkull që ka jetuar në park për tetë vjet dhe Rosie, e cila iu bashkua parkut në vitin 2020.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Gjenetika midis të dyve prodhoi këtë mutacion unik,” tha Patch, duke shtuar se ata do të studionin fenomenin.

Përbërja gjenetike e Cosmo nuk duket të ndikojë në shëndetin e tij, por i vetmi rrezik është se ai nuk ka aftësinë për t’u maskuar, kështu që ka shumë të ngjarë që të mos mbijetojë kurrë në botën e egër.