Artisti Spencer Tunick po kërkon vullnetarë për një nga fotosesionet e tij ikonike masive nudo. Ai do të rikthehet në Sydney të Australisë, aty ku në vitin 2010, 5500 njerëz mbushën teatrin e famshëm të Operës së qytetit, duke vënë në skenë instilacionin nudo. E gjitha kjo u realizua për të rritur ndërgjegjësimin për kancerin e lëkurës.

Më 26 nëntor, ai ka planifikuar të realizojë fotosesionin e tij të radhës në një plazh në Sydney, i cili do të jetë gjysmë vepër arti dhe gjysmë fushatë ndërgjegjësuese për shëndetin. Artisti është partner me “Skin Check Champions”, një shoqatë bamirëse e fokusuar në kontrollin e lëkurës.

Ky realizim do të përkojë me Javën Kombëtare të Kancerit të Lëkurës në Australi, kur Scott Maggs do t’iu kërkojë qytetarëve që të realizojnë kontrollin e lëkurës. Maggs themeloi shoqatën në vitin 2010, pasi shoku i tij Wes Bonny vdiq nga kanceri i lëkurës në moshën 26-vjeçare.

“Të gjithë janë të mirëpritur të marrin pjesë, pavarësisht gjinisë apo racës, me dëshirën për të ndihmuar sadopak në frenimin e kancerit të lëkurës”, tha Maggs.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";