Kate Middleton dhe Princi Uilliam folën për “natyrën e tyre tepër konkurruese” në podcast “The Good, The Bad and The Rugby” nga Mike Tindall, ish-lojtar i regbisë dhe bashkëshorti i vajzës së Princeshës Anne.

Edhe pse Princi Uilliam dhe Kate Middleton dalin vazhdimisht në publik, mund të thuhet se nuk dimë shumë për marrëdhënien e tyre. Në fund të fundit, përveç disa komenteve të rralla dhe momenteve edhe më të rralla të përzemërta me njëri-tjetrin, ajo që ndodh mes Princit dhe Princeshës së Uellsit pas dyerve të mbyllura të pallatit mbetet jashtëzakonisht e fshehtë.

Kjo është arsyeja pse zbulimi i sportit që nuk mund të luajnë kurrë së bashku, pasi nuk përfundojnë kurrë një ndeshje për shkak të natyrës së tyre konkurruese, ishte një lajm i madh. Madje kjo ka qenë edhe një “problem” për marrëdhënien e tyre.

“Ne të dy nuk kemi arritur të përfundojmë një lojë tenisi”, pranoi Princesha e Uellsit. “Është një sfidë mendore mes nesh të dyve”.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Uilliam më pas pranoi, duke thënë se lojërat që ata luajnë së bashku përfundojnë me “kush mund t’i ngre nervat njëri-tjetrit”.