minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kjo fjalë mund të shkatërrojë marrëdhënien tuaj

0

Marrëdhënia në çift ka nevojë për shumë punë dhe nëse doni të keni sukses duhet të jeni të kujdesshëm me fjalët që përdorni, thonë ekspertët. Në fund të fundit, dihet që gjuha nuk ka kocka, por kocka thyen.

Në fakt, ekziston një fjalë e caktuar që mund të prishë përpjekjet tuaja në lidhje raportin në çift. Cila është ajo? Bëhet fjalë për ” Duhet”.

“Unë shoh shumë çifte që kapen në kurthin “duhet”. Kjo vjen nga rregullat dhe kriteret e brendshme të çdo personi, të cilat bien ndesh me ato të personit tjetër në marrëdhënie ”, thotë këshilltari i marrëdhënieve Dr. Lauren Kuk.

E njëjta gjë vlen edhe për “nuk duhet” . Merrni për shembull shprehjen: “Nuk duhet të shpenzoni kaq shumë kohë duke luajtur lojëra celulare” ose “Duhet të përpiqeni më shumë”.

Advertisement

 Sipas psikologut Dr. Jeffrey Bernstein, “duhet” ose “nuk duhet”  krijojnë energji negative dhe me kalimin e kohës përfundojnë duke u bërë toksike për rrugën përbashkët të çiftit.

“Kur njëri partner i thotë tjetrit çfarë duhet apo nuk duhet të bëjë, ata e vendosin veten në një pozicion pushteti dhe i dërgojnë mesazh tjetrit se janë superiorë”, tregon Bernstein.

Mund të duket si diçka shumë e vogël dhe e parëndësishme, por përdorimi i shpeshtë i saj ul besimin në marrëdhënie dhe e shkatërron atë.

Nëse jeni të shqetësuar për diçka që ka bërë partneri juaj, përpiquni të jeni më të ëmbël dhe mund ta zëvendësoni “duhet” me “do doja”.

Advertisement

Për shembull, në vend që të thoni, “Duhet të kuptoni se çfarë dua të them”, thoni, ” Do të doja nëse do të përpiqeshit të më kuptonit më shumë”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit