minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Kjo simptomë shumë e zakonshme mund të nënkuptojë se jeni të dehidratuar

0

Sidomos në verë, dhe veçanërisht nëse ushtrohemi, rreziku i dehidrimit është më i madh se sa mund të mendojmë. Dhe shpesh trupi ynë tregon në mënyra jo aq të dukshme se ka nevojë për më shumë lëngje. Cilat janë simptomat?

1. Ndiheni të lodhur: Nëse lodhja fillon që në momentin që zgjoheni, ndërkohë që ndjeni se keni fjetur mirë, shkaku mund të jetë dehidratimi. Shtoni një gotë ujë në rutinën tuaj të mëngjesit – përveç kafesë – dhe mund të filloni të shihni një ndryshim.

2. Keni probleme me përqendrimin: Kur mendja juaj turbullohet, ka shumë mundësi që të pini (një tjetër) gllënjkë kafe për t’ju zgjuar. Por provoni të kombinoni kafen me ujin, sepse vështirësia në përqendrim mund të jetë një tjetër simptomë e dehidrimit.

4. Keni dhimbje koke: Po, nuk është detyrimisht për shkak të lodhjes apo ndryshimeve hormonale, faktorë të cilëve zakonisht ia atribuojmë këtë simptomë të bezdisshme. Provoni të pini me shumë ujë apo lëngje të tjera dhe kjo mund t’ju ndihmojë të reduktoni ilaçet kundër dhimbjeve.

Advertisement

5. Keni erën e keqe të gojës: Nuk lidhet vetëm me konsumimin e ushqimeve të caktuara dhe me higjenën e dobët, por edhe me thatësinë në zgavrën e gojës, një problem tjetër që i atribuohet dehidrimit (i cili, nga ana tjetër, nuk është i favorshëm për prodhimin e pështymës).

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit