Shpesh herë e kemi dëgjuar ta themi në një marrëdhënie “unë e bëra këtë, ti nuk e bëre”. Mirëpo, ekspertët kanë dalë në përfundimin se të numërosh se çfarë ka bërë njëri dhe çfarë s’ka bërë tjetri është e dëmshme për një marrëdhënie. Bëhet fjalë për të gjitha raportet, jo vetëm për atë në çift, por edhe me shokë ose shoqe, kolegë etj.
“Disa njerëz i shohin marrëdhëniet si një llogari bankare ,” konfirmon Laurel House , autore e Screwing the Rules: The No-Games Guide to Love. ” Mirëpo, kjo është në thelb problematike , pasi është e vështirë të llogaritësh fitimet dhe humbjet e dikujt.”
Rezultati është një grumbullim i zhgënjimit dhe zemërimit, shpesh nga të dyja anët, pasi ne priremi të kujtojmë më së shumti atë që i ofrojmë partnerit tonë dhe jo atë që ai na jep . Edhe ne, dalëngadalë, fillojmë të bëhemi më “koprracë “, në veprimet tona.
Madhështia e dashurisë – qoftë romantike, miqësore apo farefisnore – është të japësh pa pritur përgjigje.
Çfarëdo që të jepni në një marrëdhënie, jepeni sepse e ndjeni dhe jo në këmbim të diçkaje tjetër. Nëse nuk doni të dorëzoheni në një lidhje, atëherë duhet të pyesni veten se si ndiheni për personin tjetër: Jeni bashkë nga dashuria apo sepse, për shembull, keni frikë nga vetmia ?
Konsideroni gjithashtu se çdo person ka përparësitë dhe pikat e tij të forta. Mund të ndodhë, për shembull, që partneri juaj vazhdon të harrojë ditëlindjen tuaj, por kontribuon në familje me më shumë përgjegjësi sesa do të ishte normalisht pjesa e tyre. Ai mund të mos ketë para në këtë kohë për të kontribuar në mënyrë të barabartë në shpenzimet e një udhëtimi, por të marrë përsipër të gjithë organizimin e tij.