Ishte radha e Stella McCartney që të prezantonte koleksionin e saj për pranverë/verën e ardhshme, me një skenë të ngritur në kopshtin e qendrës Pompidou në Paris.

Një linjë sensuale, me fustane të lehta e të zgjuara sis stilistja I ka quajtur, pantallona me bel të shkurtër, shoqeruar me aksesorët e domosdoshëm, çantat e krijuara me lëkurë alternative dhe ekologjike.

Stil përditshmërie dhe I rehatshëm, krijuar enkas për brezin e ri por që prej vitesh po përqafohet nga të gjitha moshat, për shkak të komoditetit. Xhaketa over size, xhinse, lëkurë, jelekë të ngushtë për të nxjerrë linjat në pah, duke I qëndruar besnikë elegancës që Stella McCartney sjell gjithnjë në koleksionet e saj, edhe në veshjet asimetrike, e mbi të gjitha kostumet në ngjyra të çelëta.

Në fakt stilistja angleze sugjeron për pranverën e verën e ardhshme ngjyra të qeshura, nga e verdha, tek e kuqja e bluja, që sipas 51 vjecares, sjellin humor, që shoqëron dhe në përditshmëri, modernen me klasiken.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";