Kur fati të troket në derë, e bleu 35 dollarë dhe do ta shesë për 500 mijë

Një vazo e vogël me lule e blerë në Connecticut për vetëm 35 dollarë është identifikuar si një artefakt antik kinez jashtëzakonisht i rrallë i shekullit të 15.

Vazoja e cila përmban motive me zambak, dhe shegë u porosit fillimisht nga gjykata perandorake e Kinës gjatë dinastisë Ming. Tani pritet të shitet deri në 500 000 dollarë, sipas shtëpisë së ankandit Sotheby në Nju-Jork, ku do të zhvillohet ankandi muajin tjetër.

Sotheby’s nuk zbulon identitetin e pronarit, por thotë se ai e ka blerë për 35 dollarë, pa e imagjinuar asnjëherë vlerën e vërtetë të vazos.

Objekti i rrallë e ka origjinën nga Perandori Yongle, i cili drejtoi nga 1403 në 1424, një periudhë e njohur për teknikat e saj të famshme të porcelanit.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Vetëm gjashtë artefakte të tjera të ngjashme dihet se kanë mbijetuar nga ajo periudhë, sipas Sotheby’s. Ato janë vendosur në institucione si Muzeu i Pallatit Kombëtar në Taipei, si dhe Muzeu Britanik dhe Muzeu Victoria & Albert në Londër.