
Ishte një kohë kur banorët e Parisit sodisnin përditë pamjen mbresëlënëse e një statuje gjigante me pamje femërore, që po ndërtohej përballë, tyre. Një statujë, ajo e Lirisë, që do shndërrohej në një nga simbolet e Shteteve të Bashkuara dhe gjithë Perëndimit.
Ka patur edhe një kohë kur përballë simbolit të kryeqytetit francez, kulla Eiffel, u ndërtua një monument që ekzaltonte arritjet e Rajhut të Tretë, dhe një tjetër ku francezët e tmerruar panë një tren të binte nga një pallat, mbi kokat e tyre.
1884, statuja e Lirisë në ndërtim në Paris, dy vite më vone do t’i dhurohej SHBA-ve Një nga fotot më ikonike të shekullit të 19-të. Një tren humb kontrollin nga shpejtësia, në stacionin Montparnasse, dhe bie nga godina e stacionit, duke vrarë një grua Parisi në vitin 1856 1867, pamje e kullës Saint-Jacques, më e larta në Paris para ndvrtimit të asaj Eiffel 1892, turistë pushojnë në afërsi të kullës Eiffel, të sapolyer nga ngjyra e kuqe në të murrme Pallati i Lundrimit, i ndërtuar për Ekspozitën Botërore të vitit 1900 1919, policia ushtarake amerikane kryen funksionet e rendit publik në Place de la Concorde, në Paris, sipas udhëzimeve të Traktatit të Versajës Parisi i vitit 1918, pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore 1935: Café de la Paix, një nga kafenetë historike pariziene dhe simbol i jetës së natës, në vitin 1935 Pavjoni i Gjermanisë naziste në Panairin Botëror të Parisit, në vitin 1937, tre vite para pushtimit të Francës nga trupat e Rajhut Kjo nuk është fotografi, por rindërtimi grafik i Jean- Marie Gillet i Parisit mesjetar
Parisi ka një histori të larmishme, dhe në 150 vitet e fundit është dëshmuar edhe nga fotografi që kanë bërë historinë. Por pas sipërmarrjes të një 39-vjeçari të lindur pikërisht në qytetin e njohur, ato foto kanë marrë edhe më shumë jetë.
Jean- Marie Gillet i ka dhënë ngjyrë këtyre fotografive, duke na afruar edhe më shumë ndjesitë që provojmë duke i parë. “Shumë gjera kanë ndodhur në këtë qytet, që shpesh herë kanë ndikuar në historinë e Francës dhe gjithë botës”, thotë ai. Disa prej atyre ngjarjeve, janë tashmë të përjetësuara në një fotogaleri mbresëlënëse.