
Një fermer izraelit ka shënuar rekordin Guinness, pasi ka rritur luleshtrydhet më të mëdha në botë.
Bëhet fjalë për fermerin Chahi Ariel, i cili ka kultivuar luleshtrydhe me peshë 289 gramë, 5 herë më të madhe se pesha mesatare e një kokrre të kuqe, të zakonshme të varietetit lokal Ilan.
Luleshtrydhja ishte 18 centimetra e gjatë dhe 34 centimetra në perimetër, sipas Guinness.
“Luleshtrydhet u zhvilluan ngadalë për më shumë se 45 ditë nga lulëzimi, gjë që shkaktoi madhësinë e saj të madhe në fazën e pjekjes së plotë”, thotë fermeri.
Advertisement
Rekordi i mëparshëm për luleshtrydhet më të rënda në botë ishte 250 g, i rritur nga Koji Nakao në Fukuoka, Japoni në vitin 2015.