Carolina Gomez ka treguar së fundmi se bombardohet me pyetje nga ndjekësit e saj në rrjetet sociale se “përse duket kaq e përsosur në fotot që shpërndan.”

Shumë nga 700,000 ndjekësit e saj në Instagram pohojnë se ajo duket sikur është projektuar në ndonjë fabrikë pasi duket kaq mbresëlënëse.

Modelja së fundmi bëri bujë pasi njoftoi lidhjen e saj me yllin kolumbian të rrjeteve sociale Jefferson Cosio.

Lajmi i romancës i rriti edhe ndjekësit në mediat sociale pasi iu shtuan edhe ndjekës nga 10 milionë fansat e të dashurit të saj.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Çifti kanë eksploruar Evropën javët e fundit dhe kanë ndarë një sërë momentesh të preferuara në rrjet.

Por përdoruesit e rrjeteve sociale mbetën pa fjalë nga tiparet e fytyrës dhe trupi i saj dhe nuk munguan aludimet se mund të ketë bërë edhe ndërhyrje. Megjithatë, Carolina u kundërpërgjigj kritikëve të saj duke postuar disa foto nga fëmijëria e saj për të vërtetuar se, duke përjashtuar ngritjen e gjoksit, ajo është 100% natyrale.