
Policia egjiptiane ka arrestuar një fotograf pasi ai realizoi një set fotografik të një modeleje të veshur me një kostum antik, por që ishte shumë provokues. Seti u realizua në një vendvarrim antik në periferi të Kajros.
Fillimisht, në rrjetet sociale u përfol se ishte arrestuar vetë modelja Salma al-Shimi, por policia konfirmoi se i arrestuari ishte fotografi.
Modelja i ka hequr fotot nga profili i saj në Instagram, ndërkohë që policia po heton për të gjetur punonjësin përgjegjës që ka lejuar modelen dhe fotografin që të hynin në zonën arkeologjike, ku është e ndaluar të bësh foto.
Advertisement