
Një modele Instagrami e ka konsideruar veten si “shumë të rrezikshme” për rrjetet sociale, pasi njerëzit e tallin për faktin se është “perfekte në mënyrë natyrale”.
Sllovakja Veronika Rajek thotë se fiziku i saj i tonifikuar e ka kthyer në viktimë të komentuesve, në Instagramin e saj që ka 2 milionë ndjekës.
“Unë i përdor rrjetet sociale për të përcjellë pozitivitet në lidhje me trupin, por njerëzit mendojnë se unë jam e “privilegjuar” dhe gjithmonë më ulin. Trupi im konsiderohet i rrezikshëm në rrjetet sociale dhe më ofendojnë vetëm sepse postoj foto të miat. Sot, për të vlerësuar pozitivisht trupin tënd, duhet të jesh mbipeshë ose obeze. Nëse je e bukur dhe e gjatë, njerëzit të sulmojnë”, tha Rajek.
“Janë xhelozë për faktin se trupi im është i bukur pa ndërhyrje. Madje, ka njerëz që i bëjnë “report” profilit tim vetëm sepse ofendohen nga pamja ime e jashtme. Unë po humbas para për këtë arsye. Unë nuk postoj asgjë me pullë të kuqe, vetëm tregoj veten time”, shtoi Rajek.