
Pushuesit kanë xhiruar momentin kur një pjesë shkëmbi ka rënë mbi një plazh në Ishujt Kanarie, shumë pranë pushuesve, ditën e shtunë.
Pamjet tregojnë se si shkëmbi bie, duke krijuar një re tymi të madh që mbulon disa furgonë pushuesish të parkuar aty pranë.
Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë nisur punën në La Gomera, por, sipas autoriteteve spanjolle, nuk mendohet të ketë viktima.
Advertisement