Ishte një datë e shënuar, siç do të ishte për çdo prind, dita e diplomimit të djalit. Por prindi krenar në Bari të Italisë nuk kishte menduar që mes emocioneve të tij dhe të birit në atë ditë të vihej në mes si mur i pakalueshëm…kompania ajrore.

Italiani kishte prenotuar një biletë në 6.30 të mëngjesit me destinacion Bergamon, në kohë për të qenë i pranishëm në ceremoni. Por avioni pati një vone së prej 12 orësh, që pamundësoi përgjithmonë atë moment lumturie familjare.

Ngjarja ka ndodhur në shtatorin e 2019, pa hyrë ende në vështirësitë e epokës së covid-it, por italiani i zemëruar nuk hoqi dorë dhe çoi në gjyq kompaninë Ryan Air, sepse i kishte shkaktuar sipas tij një dëm të madh emocional.

Sot Gjykata e Barit i ka dhënë plotësisht të drejtë prindrit, në një vendim që mund të jetë shembull i shumë të tjerave në vijim.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kompania irlandeze u dënua me rreth 1100 euro dëmshpërblim, shifër ndoshta simbolike por që dëshmon që ndoshta që sot e tutje kompanitë duhet të jenë më të vëmendshme edhe për emocionet e pasagjerëve.