minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Muroset në shtëpi para dasmës, shakaja mizore i bëhet nuses spanjolle  

0

Një shaka mizore i është bërë një vajze në Spanjë para dasmës së saj. Miqtë e saj menduan se t’i mbyllnin derën e shtëpisë së saj me llaç e tulla, pak para ceremonisë. Kur u zgjua, ajo u përball me një surprizë të hidhur, pasi ishte e pamundur të dilte për të shkuar në altar. Historia e pabesueshme ka ndodhur në Spanjë, në qytetin e Villamayor de Santiago, në Cuenca.

E gjithë historia u dokumentua në TikTok, pasi miqtë e nuses në fakt kanë filmuar si momentet e punës së natës me llaç e tulla, ashtu edhe momentin kur nusja kuptoi se çfarë kishte ndodhur. Në një video të publikuar në rrjetin social shihet bagazhi i një makine plot me tulla. Pastaj djemtë që punojnë para derës së shtëpisë së nuses, duke e izoluar. Pasi përfunduan punën, të rinjtë kanë pritur që nusja e ardhshme të zgjohet dhe janë fshehur dhe kanë filmuar reagimin e saj.

@donosorc

♬ VAGABUNDO – Sebastián Yatra & Manuel Turizo & Beéle

Në video shihet vajza duke hapur derën e shtëpisë së saj dhe duke zbuluar se nuk mund të largohet më.

Advertisement

“Thyet zilen e derës dhe murosët derën”, shkroi më vonë vajza pasi u përpoq të prishte murin me tulla. Të dy videot u bënë virale. Mes komenteve ka nga ata që e ftojnë të renë të rishikojë vendimin e saj për t’u martuar: “Merre si shenjë fati dhe mos shko në altar”.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit