Teksa po shijonin freskinë e oqeanit, disa plazhistë në Kaliforni janë befasuar nga 3 vizitorë të veçantë, një arushë me dy këlyshët e saj, të cilët dolën nga pylli për të mposhtur vapën e madhe që ka përfshirë zonën në ditët e fundit.

Pa shqetësuar njerëzit, dy “vogëlushët” dhe mamaja u futën në ujë dhe luajtën për disa minuta, ndërsa njerëzit e shtangur i shihnin me kureshtje dhe pak frikë. “Ishte emocionuese për të gjithë ne, na u duk sikur ishim në kopshtin zoologjik”, tha për CNN Jen Watkins, një prej personave të pranishëm në plazh, që filmoi skenën.

Por pavarësisht argëtimit të njerëzve, autoritetet mendojnë se rastet e ngjashme janë shtuar shumë së fundmi, dhe kjo përbën rrezik për jetën e njerëzve. “Sa më shumë që arinjtë mësohen me praninë e njerëzve, aq më shumë shtohet mundësia për veprime të rrezikshme”, thotë për CNN Peter Tira, nga Autoriteti i Kalifornisë për Peshqit dhe Kafshët e Egra.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";