minibus hire leeds minibus hire Scarborough local minibus hire lajmet e fundit national minibus hire struga lajm lajme ssl web hosting struga Ekspres Shqiperia

Nuk keni asnjë ide si të visheni për një dasmë në plazh? Ja 5 kombinime ideale

0
Nuk keni asnjë ide si të visheni për një dasmë në plazh? Ja 5 kombinime ideale

Sado të mundohesh, zgjedhja e veshjes për t’u shfaqur për dasma apo raste të tjera të veçanta shpesh duket si një ndërmarrje titanike. E nëse dasma në fjalë bëhet buzë detit, sfida rrezikon të bëhet edhe më e ndërlikuar.

Të kesh një gardërobë plot me rroba dhe një sy të mprehtë për stilin ​​nuk mjafton për të marrë me mend pamjen në shikim të parë. Por në fund mjafton të ndiqni disa truke të vogla për të arritur lehtësisht të vendosni kodin e veshjes siç duhet.

Qoftë gjatë ditës apo në mbrëmje, lajmi i mirë është se nuk keni nevojë për veshje dhe aksesorë tepër formalë. Edhe një pamje më e lehtë dhe më e relaksuar mund të mjaftojë për të qenë të patëmetë.

Fustanet me rripa dhe ërap dress të thjeshta apo të printuara, janë gjithmonë një zgjedhje e shkëlqyer në këto raste. Si dhe kostume të lehta prej linoje, jumpsuits me nuanca pastel ose funde midi për t’u përshtatur me kostume trupore dhe bluza.

Advertisement

Për të shijuar në maksimum çdo moment janë këpucët e rehatshme dhe të freskëta si sandalet e sheshta, apo ato ortopedike janë gjithashtu të mirëpritura.

Sa i përket aksesorëve të vegjël, ju mund të kënaqeni me syze dielli, mini çanta shumëngjyrëshe dhe bizhuteri të çmuara.

Dhe nëse këto këshilla nuk janë ende të mjaftueshme, këtu janë 5 ide për look që do t’ju ndihmojnë të gjeni frymëzimin e duhur.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2021 StrugaLajme.com | Privacy policy

Struga Lajme | Lajmet nga Kosova | Lajmet e fundit