Hidratuesit e fytyrës, kremrat e syve, serumet, kremrat kundër diellit, vajrat – banja juaj me siguri i ka të gjitha këto produkte, ndoshta dhe më shumë. Lëkura kërkon kujdes, por pranojeni: shumë herë nuk i përdorni të gjitha. Mirwpo, edhe nëse i përdorni të gjitha, shumë herë nuk i bëni në mënyrën e duhur.

Lëkura nuk e vlerëson mundin dhe për t’u dukur perfektë, ajo kërkon kohë dhe përkushtim (histori e konfirmuar), pasi aplikimi jo sistematik ose jo korrekt ul shumë efektivitetin e çdo produkti. Duke qenë se e dimë se sa shumë dëshironi të keni një fytyrë pa njolla, sigurohuni që të ndiqni “rregullin” e mëposhtëm: aplikoni produktet nga më të hollat ​​tek ato me teksturën më të pasur.

Pra, pasi të keni pastruar tërësisht lëkurën tuaj nga make-up dhe papastërtitë, toneri ose losioni vjen i pari. Më pas vjen serumi dhe më pas kremi dhe hidratuesi i syve – ose kremi i natës në mbrëmje – aplikohet në të gjithë fytyrën.

Nëse lëkura juaj është e thatë, më pas mund të aplikoni një vaj të veçantë sipër, i cili do të “vulos” të gjitha produktet e mëparshmet në lëkurë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Shumë e rëndësishme: lërini të kalojnë disa sekonda – ose më shumë nëse është e nevojshme – ndërmjet aplikimit të çdo produkti, në mënyrë që lëkura juaj të ketë kohë për ta përthithur atë.

Gjatë ditës, kremi kundër diellit aplikohet pas kremit hidratues dhe para grimit tuaj!