Një 50-vjeçar në Zvicër është dënuar me 3 vite burg pasi shkoi me prostituta duke i paguar ato me 10 mijë paund false. “Imitimi i kartëmonedhave ishte shumë i dobët, aq sa mund ta kuptonte edhe një person i verbër”, tha gjykatësi në Bazel.

Mashtrimi u zbulua kur njëra nga gratë shkoi për të depozituar paratë në llogarinë e saj bankare. Pasi bankomati refuzoi të merrte kartëmonedhat, gruaja, 39 vjeçe, denoncoi në polici. Ajo u shpreh në gjykatë se e kishte të vështirë të kuptonte se kartëmonedhat ishin të falsifikuara pasi drita ishte e ulët. Avokatët mbrojtës të 50-vjeçarit u shprehën se gruaja i kishte pranuar me dëshirë paratë edhe pse ishte e qartë se ato ishin të falsifikuara.

Në rastin e dytë, 50-vjeçari pretendon se ai e kishte paguar gruan, e cila më pas i kishte vjedhur paratë e falsifikuara, në vlerën e 8 mijë paundëve.

Pas kontrollit në banesë, policia gjeti të tjera para të falsifikuara. 50-vjeçari u dënua me 3 vjet burg me kusht për mashtrim, falsifikim dhe qarkullim të parave të falsifikuara.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Prostitucioni në Zvicër është i ligjshëm, ku shtëpitë publike janë të licencuara, kryesisht në Zyrih.