Karantina dhe izolimi për shkak të pandemisë shkaktoi panik te shumë njerëz për sigurimin e produkteve të nevojshme për të kaluar ditët mbyllur në shtëpi.
E kështu pas letrës higjienike, miellit dhe dezinfektantëve, një tjetër produkt është çdo ditë e më pak i gjendshëm në raftet e supermarketeve dhe ai është “ketchup”-i.
Edhe pse gjatë vitit të fundit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë prodhuar më shumë se 300 mijë tonë salcë të kuqe, tashmë ajo është kthyer në një produkt shumë të kërkuar dhe sidomos paketimet e vogla.
Kërkesa e madhe ka gjetur të papërgatitur dhe kompaninë Heinz, e cila tashmë ka vendosur të hapë një fabrikë të re për të rritur prodhimin me 25%.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";